
Përfaqësuesja e Holandës nuk do të ketë në radhët e saj rekordmenin e golave, Memphis Depay, për ndeshjen e të enjtes ndaj Maltës në kualifikueset e Botërorit 2026.
Futbollisti i njohur holandez, i cili një muaj më parë theu rekordin e Robin Van Persiet dhe mori kreun e renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e Holandës me 52 gola, aktualisht është pjesë e Corinthians në futbollin brazilian.
Ai kishte planifikuar të udhëtonte rregullisht drejt Holandës për t’iu bashkuar ekipit, por ka zbuluar se nuk kishte më pasaportën e tij, të cilët ia kishin vjedhur.
Bëhet e ditur se Depay kishte shkuar deri në aeroport me shpresën se do të lejohej të udhëtonte edhe pa pasaportë, por nuk kishte qenë e mundur.
Mungesën e tij e konfirmoi dje edhe trajneri i Holandës, Ronald Koman, përcjell Panorama Sport, i cili e bëri të qartë se udhëtimi një ditë me vonesë me “dokumentacion special emergjence”, do i kushtonte Depayt një vend në rreshtimin e ekipit për ndeshjen me Maltën.