
IAMN dënon ashpër sulmin në ndërtesën e elektrodistribumit në veri të Mitrovicës.
Sipas informacioneve që posedon zyra e Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike në veri të Mitrovicës mbrëmë është sulmuar me granatë dore M52 ndërtesa e Elektrodistribumit në veri të Mitrovicës, me ç’rast janë dëmtuar dy kabllo të tensionit të lartë dhe katër vetura që kanë qenë afër ndertesës.
Sipas IAMN, ditëve të fundit pas pajtimit për udhërrëfyes për marrëveshjen për energji në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë kemi vërejtur thirrje të ndryshme nga parti dhe iniciativa qytetare serbe në veri se ndjehen të tradhtuar nga pala serbe. IAMN, njofton opinion e gjerë kosovar që disa përfaqësues ekstrem serbë të veriut kanë paralajmëruar edhe protesta kundër marrëveshjes energjetike në Bruksel duke u përpjekur të minojnë marrëveshjen e arritur.
Sipas IAMN, strukturat paralele serbe në veri janë të interesuara që marrëveshja për energjetik të mos jetësohet në atë pjesë te Republikës së Kosovës.