IBAS përherë afër qytetarëve, nuk rrit çmimet për asnjë shërbim - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    IBAS përherë afër qytetarëve, nuk rrit çmimet për asnjë shërbim

    Insajderi
    30 May 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në kohën kur qytetarët po përballen me vështirësi ekonomike si pasojë e shtrejntimeve të çmimeve, shumë kompani kanë rritur çmimet duke e vështirësuar edhe më shumë këtë krizë. Por, insistucioni financiar IBAS po vazhdon t’u ofrojë qytetarëve shërbimet me çmime të njëjta, madje me shumë përfitime.

    Që nga lansimi i tij, IBAS ka ofruar hapje dhe mirëmbajtje të llogarisë pa pagesë. Po ashtu, me rastin e hapjes së llogarisë, klientët përfitojnë 5 euro bonus të cilin mund ta shfrytëzojnë gjatë realizimit të pagesave përmes aplikacionit të IBAS.

    Ky nuk është kontributi i vetëm që ofron IBAS. Studentëve të Universitetit të Prishtinës, IBAS u ka mundësuar që pagesat t’i bëjnë pa tarifë.

    Drejtori i këtij institucioni financiar, Muhamet Hajdari, tha se IBAS nuk synon që të rris çmimet, sepse ka për qëllim t’ua lehtësojë jetën atyre.

    “Objektive kryesore e IBAS është të ofrojë zgjidhje inovative për shërbimet financiare, duke thjeshtësuar dhe lehtësuar qasje në këto shërbime, prandaj ne synojmë jo vetëm të digjitalizojmë shërbimet, por edhe të kemi kosto të përballueshme për klientët tanë”, ka thënë ai.

    Për t’u bërë pjesë e IBAS jo që nuk keni nevojë të shpenzoni para, por as kohë, sepse hapja dhe verifikimi i llogarisë bëhen në mënyrë elektronike. Madje, të gjitha shërbimet IBAS i ofron në mënyrë elektronike, përfshirë edhe aplikimin dhe disbursimin e kredive për pagesa.

    Për më shumë rreth çmimores së IBAS, klikoni linkun: https://ibas.world/FeeBoard


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark