Gazetari Ibrahim Rexhepi, bashkudhëtar i Behgjet Pacollit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gazetari Ibrahim Rexhepi, bashkudhëtar i Behgjet Pacollit

    Insajderi
    30 November 2016 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi, i është bashkuar partisë së Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR).

    Këtë e ka bërë të ditur presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook.

    “AKR po forcohet… Kam kënaqësinë që të prezentoj një njeri të rëndësishëm për AKR. Nga sot e tutje AKR është më e fuqishme ngase pjesë e saj u bë edhe z. Ibrahim Rexhepi, njëri ndër njohësit më të mirë të çështjeve ekonomike në vend”, ka shkruan Pacolli.

    “Ibrahimi do të jetë bashkëudhëtar i imi në sfidën për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të jetuar, vend me zhvillim ekonomik dhe me perspektivë punësimi për të rinjtë e të rejat e Kosovës”, ka përfunduar ai.

    Ibrahim Rexhepi ka mbi 40 vjet që merret me gazetari, konkretisht me problemet në fushën e ekonomisë. Por ai thotë se tash ka ardhur koha që ta japë kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Tani ka ardhur momenti kur më është dashur t’i them vetes: Nëse vërtetë din, atëherë bëje! Bëje për të mirën e vendit dhe të popullit”, ka shkruar ai në fabecook.

    “Kam vlerësuar se vendi më i përshtatshëm ta bëjë atë që e dijë është Aleanca Kosova e Re dhe programi i saj që bazohet në zhvillimin ekonomik e punësim. Besoj se kjo mund të arrihet me vullnetin dhe angazhimet që kam, si edhe me përkrahjen e presidentit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli”, ka shtuar ai./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark