“Ibrahim Rugova hezitonte të bëhej kryetar i LDK-së” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ibrahim Rugova hezitonte të bëhej kryetar i LDK-së”

    Insajderi
    26 February 2017 - 10:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës që nga themelimi i saj, i njohur edhe si lider paqësor i Kosovës, Ibrahim Rugova, kërkonte që problemet me Serbinë të zgjidheshim në mënyrë paqësore.

    Ai u krahasuar edhe me liderë botërorë të paqes, si Mahatma Gandi – lider i të drejtave të njeriut në Indinë e asaj kohe. Po ashtu u krahasua edhe me Nelson Mandelën – lider i Afrikës së Jugut.

    Megjithatë, edhe pse e çmon lart veprën e tij, ai konsideron se Ibrahim Rugova e teproi me rezistencë paqësore në Kosovë.

    Ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitin 1990, Adem Mikullovci, ka thënë se Rugova hezitonte ta merrte udhëheqjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Një artist, një shkrimtar, një studiues, i cili, thuajse zori e ka shti mu marrë me politikë. Rugova nuk ka qenë shumë entuziast të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Me zi e ka pranuar”, ka thënë Ademi Mikullovci në emisionin ‘Personale’ në TV Dukagjin.

    Mikullovci e përshkruan ish-presidentin Rugova si njeri të butë, por ka thënë se pak e teproi me rezistencë paqësore.

    “Prej natyrës ka qenë pak i butë, dhe kah fundi, me rezistencën paqësore pak e zgjati. Megjithatë, e ka vendin në histori dhe është i pazëvendësueshëm, dhe është njeri i duhur në kohën e duhur”, ka shtuar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark