×
  • Lajme
  • Lajme

    Ibrahimi: As Kurti e as Murati s’kanë pasur vullnet për ta zgjidhur çështjen e kontratave kolektive

    Insajderi
    17 November 2024 - 22:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka folur për kontratat kolektive, i cili tha se kryeministri Kurti dhe as ministri Murati nuk kanë pasur vullnet për ta zgjidhur këtë çështje.

    Sipas Ibrahimit, deri tani gjatë këtij viti iu kanë ndalur komunave të Kosovës rreth 60 milionë euro.

    “Çështjen e kontratës kolektive ne e kemi diskutuar disa herë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati, mirëpo aty nuk kanë pasur vullnet për ta zgjidhin. Tani këtë çështje e kemi adresuar tek parlamenti. Gjithë kryetarët e komunave kërkojnë që për vitin 2025 të parashihet një vijë buxhetore vetëm për mbulimin e kostos financiare që po buron nga kontrata kolektive, sepse vetëm në këtë vit deri tani, sepse mund të vazhdoj trendi i marrjes së mjeteve financiare, komuna të Republikës së Kosovës iu kanë marrë mbi 60 milionë euro…”, u shpreh ndër të tjera Ibrahimi për Periskopin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark