Ish-ylli i futbollit, Zlatan Ibrahimovic, është shfaqur së fundmi në një fotografi me këngëtaren shqiptare, Soni Malaj.
Ishte vet Malaj që publikoi në “Instagram” fotografinë me ish-reprezentuesin suedez.
“Me kampionin”, ishte mbishkrimi i fotografisë.
Ibrahimovic, që ka pasur një karrierë të bujshme si lojtar, nuk është larguar krejtësisht nga bota e futbollit.
42-vjeçari është emëruar si këshilltar i lartë te Milani, emëruar nga pronarët e klubit, “RedBird Capital Partners”.