Të qëndrosh 24 vite në futbollin e të rriturve nuk është aspak e lehtë dhe këtë e arrijnë vetëm futbollistët e mëdhenj.
Zlatan Ibrahimovic ishte pjesë e skuadrave të para nga viti 199 deri më 2023 kur edhe i dha fund karrierës së shkëlqyer si futbollist.
Legjenda suedeze ka luajtur për nëntë klube gjatë karrierës së tij, duke e nisur te Malmo dhe duke përfunduar te Milani.
42-vjeçari është kritikuar për ndryshimin e klubeve pasi ai filloi me Malmon duke luajtur te Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG, Man Utd dhe Los Angeles Galaxy.
Tani ai ka shpjeguar edhe arsyen pse ka ndryshuar kaq shumë klube në karrierë, duke shuar kureshtjen e tifozëve.
“Të ndryshosh klubet është për të provuar veten. Marr çantën e shpinës dhe vij në kopshtin tënd. Kulturë të ndryshme, gjuhë të ndryshme, larg shtëpisë. Në kopshtin tënd, nëna jote gatuan për ty, pastron rrobat e tua, ti ke gjithçka që ti dëshiron”.
“Ju jeni rritur dhe lindur atje. Pra, ju jeni në një zonë komforti. Unë largohesha nga zona e rehatisë për ta testuar vetën”, ta Ibrahimovic.
“Milani më dha lumturi herën e parë dhe herën e dytë, më dhanë dashuri”, shpjegoi legjenda suedeze.