Sulmuesi i Gallatasarait, Mauro Icardi, feston sot 31-vjetorin e lindjes.
Bashkëshortja e tij, Wanda Nara, është përkujdesur që kjo të jetë një ditë e veçantë për argjentinasin.
Ajo ka ndarë disa momente me futbollistin si dhe fëmijët e tyre.
Ata e kanë surprizuar Icardin me një tortë si dhe duke i kënduar këngën e ditëlindjes.
Të gjithë shfaqen shumë të lumtur në imazhet e postuara.
“Urime ditëlindjen, dashuria e jetëve tona”, shkruan Wanda në “Instagram”