"Ich liebe dich Albin", kandidati i VV-së për asamblist: E pagëzoj Mitrovicën me emrin e Kurtit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ich liebe dich Albin”, kandidati i VV-së për asamblist: E pagëzoj Mitrovicën me emrin e Kurtit

    Insajderi
    20 September 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i VV-së për këshilltar të Kuvendit Komunal në Istog, Avdyl Fera ka shkuar te ura e re mbi lumin Ibër në Mitrovicë, ku ka shprehur admirimin e tin për Albin Kurtin.

    Ai ka kërkuar që qyteti i Mitrovicës të quhet Albin Kurti.

    Mitrovicën i duhet një emër të ri. Kjo Mitrovicë duhet të quhet Mitrovica e Albin Kurtit”, ka thënë ai.

    Ai i drejtohet Kurtit edhe në gjuhen gjermane, duke ia shprehur “dashurinë”.

    Respekt për Albin Kurtin. Albin Kurti zoti të ruajt. Të dua shumë. Ich liebe dich”, ka thënë ai, duke e bërë shqiponjën me duar.

    Ai dëgjohet në video duke thënë se e pagëzon Mitrovicën nga sot si të Albin Kurtit.

    “Me ligj kisha propozuar, unë Avdyl Fera e pagëzoj Mitrovica e Albin Kurtit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark