×
  • Lajme
  • Biznes
  • Lajme

    ICT Awards shpall fituesit e edicionit të katër

    Insajderi
    30 April 2016 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një mbrëmje gala janë shpallur fituesit e edicionit të katërt në fushën e teknologjisë dhe informacionit, Albanian ICT Awards.

    Në këtë garë morën pjesë 140 persona të cilët shpalosën idetë e tyre nëpërmjet 85 projekteve në këtë fushë. Ministrja e Inovacionit Milena Harito vlerësoi këtë traditë katërvjeçare për nxitjen e të rinjve drejt zhvillimit të teknologjisë.

    “Organizimi ekonomik dhe social i botës do të ndryshojë krejtësisht falë asaj që quhet teknologjia 5 G që do të ndërlidhë tashmë të gjithë rrjetet e shpërndarjes industriale, tregtare”, tha Milena Harito, ministre e Inovacionit.

    Albanaian ICT Awards është garë ndërmjet të rinjve në të gjitha trevat shqiptare, theksoi drejtorja ekzekutive e fondacionit “Dritan Hoxha”, i cili është partner strategjik në këtë event.

    “ICT Awards ka institucionalizuar këtë tribun vlerash mbarëkombëtare me promovimin e individëve, produkteve me karakter global, apo produkteve të reja start up që dalin nga ky konkurs”, tha Vjollca Dako, Fondacioni “Dritan Hoxha”.

    Projektet janë vlerësuar sipas 7 kategorive Inovacioni i vitit, Mobiliteti i vitit, Diploma e vitit , Ylli në ngritje i vitit, Shërbimi publik më i mirë i vitit , Akademiku i vitit dhe Femra e vitit.

    Zv. kryeministri Niko Peleshi tha se në arsimin profesional po nxiten shumë degë si ajo e inxhinierisë elektronike, shkruan Top Channel.

    “Këtu, në këtë sallë, mund të fshihet sekreti, çelësi i asaj Shqipërie që ëndërrojnë të gjithë”, tha Niko Peleshi.

    Vlerësimet e projekteve në këtë garë u bënë nga një juri e përbërë nga ekspertë të teknologjisë së informacionit nga të gjithë trevat shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark