Ideja e Millorad Dodik që komunat e veriut të Kosovës t'i bashkohen Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ideja e Millorad Dodik që komunat e veriut të Kosovës t’i bashkohen Serbisë

    Insajderi
    07 January 2017 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Millorad Dodik ka thënë se ideja që ai ka për shtimin e territorit të Republikës së Serbisë, është që shtetit serb t’i bashkangjiten Republika Serbe në Bosnjë dhe katër komunat e veriut të Kosovës.

    Leposaviqi, Zveçani, Mitrovica e Veriut dhe Zubin Potoku janë katër komunat e veriut të Kosovës, që Dodik thotë se duhet t’i bashkohen shtetit serb, në mënyrë që të ketë stabilitet në rajon.

    “Së fundmi kemi një ide, dhe kjo është se Rebulika Serbe të bëjë një bashkim me Serbinë, së bashku me katër komunat e Kosovës. E gjithë kjo do të na japë zgjidhje afatgjatë për stabilitetin e Ballkanit”, ka thënë Dodik në një intervistë me gazetën serbe, Kurir.

    Dodik, i cili është lider i serbëve të Bosnjës, së fundmi ka marrë një ftesë nga ekipi i Presidentit të Zgjedhur amerikan, Donad Trump, që të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të Trump si president i SHBA-ve.

    Megjithatë, Ddoik ka thënë se ka probleme me vizë dhe për këtë nuk dihet ende nëse ai do të udhëtojë për Amerikë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark