Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare, deklarohet Kurti – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ideja e Ramës për konferencë ndërkombëtare, deklarohet Kurti

    Insajderi
    01 July 2023 - 08:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar dje lidhur rreth idesë se paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë.

    Kurti tha se në vend të kësaj, krejt çfarë duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

    Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve dje gjatë ditës në Prizren.

    Ideja e Ramës për një konferencë të tillë është përkrahur nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark