Identifikohen dy shqiptarët, ishin “koka” e trafikut të 2.2 tonë kokainë në Peru – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Identifikohen dy shqiptarët, ishin “koka” e trafikut të 2.2 tonë kokainë në Peru

    Insajderi
    14 June 2022 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë identifikuar për autortietet policore dy shqiptarët, që ishin “koka” e trafikut të 2.2 tonë kokaine në Peru.

    Konfirmohet se ata janë shtetasit shqiptarë Franc Malo dhe Gentjan Meta.

    Ndërkohë që kujtojmë se në pranga kanë rënë 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja. 

    Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

    Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, Cesar Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të drogës.

    “Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë”, tha ai.
    Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Me rreth 400 tonë në vit, Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark