Janë identifikuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut që sot në mesdite u mbytën në plazhin Spile në portin e Durrësit.
Siç transmeton Topchannel, bëhet fjalë për Riste Damkovski (80) dhe Cvetko Mitanovski (78) që të dy nga Manastiri të cilët për gjashtë vite me radhë kanë pushuar në këtë plazh.
Kanë qenë pjesë e grupit të 52 turistëve nga Maqedonia e Veriut të cilët para katër ditësh kanë arrit në Durrës.
“Pasi kanë hëngër drekë tre nga grupi kanë hyrë në ujë, por vetëm njëri prej tyre ka mundur të del i gjallë. Njëri nga viktimat Mitanovski ka vuajtur nga sëmundja e zemrës”, thekson televizioni.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 11:25 në plazhin publik ku nuk ka pasur vëzhgues. Njërin nga viktimat e ka vërejt vëzhguesi nga plazhi pranë, me çka ka intervenuar ndërsa pasi ka hyrë në ujë e ka parë edhe trupin tjetër.
Së pari të pranishmit në plazh u kanë bërë masazh në zemër, por edhe ndihma e shpejtë që ka arritur menjëherë nuk kanë mundur të kthejnë në jetë. Informacionet e para konfirmojnë se arsyeja e vdekjes është sulmi në zemër.