Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se tri kyçje ilegale janë identifikuar brenda dy orëve sot në Bardhosh të Prishtinës.
Sipas një videoje të shpërndarë nga kompania rajonale për furnizim me ujë të pijshëm, njëri nga banorët e kishte lënë zorrën e ujit aktive tërë natën, pa kryer kjo e fundit ndonjë funksion, shkruan Gazeta Insajderi.
“SHIKONI VIDEON, KU KËTË GYP KONSUMATORI E KA LËNË TËRË NATËN DUKE UJITUR. TURP!”, mbishkruhet ndër të tjera në videon e shpërndarë nga KRU-ja e kryeqytetit.
KRU “Prishtina” së fundmi ka pasur aksione ndaj borxhlinjve të mëdhenj për shkyqjen nga sistemi i ujit.
VIDEO: