Është identifikuar sulmuesi vetëvrasës i cili konsiderohet përgjegjës për sulmin e së shtunës në Stamboll për të cilin thuhet se është qytetar turk i lidhur me grupin terrorist Shteti Islamik, ka njoftuar ministri i brendshëm turk.
Bombarduesi ka lindur në vitin 1992 në qytetin jugor të Gaziantepit, ka thënë për mediat, Efkan Ala. ADN-ja ka zbuluar se ai është Mehmet Öztürk dhe nuk ka precedent penal, shkruan rt.com
Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin, ku mbetën të vdekur 5 dhe mbi 30 të plagosur.
Hetuesit kanë lidhur kamikazin me ISIS-in përmes gjurmimit të sinjalit nga telefoni i tij celular./Insajderi.com