Identifikohet organizatori i sulmeve në Paris e Bruksel – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Identifikohet organizatori i sulmeve në Paris e Bruksel

    Insajderi
    08 November 2016 - 19:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas gazetës, hetuesit francezë dhe belgë e kanë një emër dhe ai është Oussama Atar, i njohur ndryshe si “Abou Ahmad”. Siç thuhet, xhihadisti 32-vjeçar nga Belgjika ka përcaktuar nga Siria objektivat e sulmeve, duke koordinuar dhe financuar celulat.

    Ndërkohë, 5 persona që kanë lidhje me të ashtuquajturin Shtet Islamik u arrestuan gjatë operacioneve të koordinuara në Gjermani, përfshirë një prej rekrutuesve më të rëndësishëm të luftëtarëve për ISIS.

    Në shënjestër të bastisjeve u vunë disa apartamente në Gjermaninë veriore e perëndimore dhe një xhami pranë Hannoverit. Mes personave të arrestuar është një irakian, i cili thirret me pseudonimin Abu Walaa, ose predikuesi pa fytyrë.

    Televizioni gjerman “NDR” e ka identifikuar atë si Ahmad Abdelazziz A.

    Bastisjet u kryen pas informacioneve të siguruara nga një xhihadist 22-vjeçar, i cili qëndroi disa muaj me Shtetin Islamik në Siri, para se të arratisej në Turqi. Në shtator, personi i identifikuar si Anil O. dha një intervistë, në të cilën iu referuar Abu Walaas si numri një i ISIS-it në Gjermani.

    Pesë të arrestuarit dyshohen se rekrutonin xhihadistë dhe i ndihmonin ata në udhëtimin drejt zonës së konfliktit. Ata mohojnë çdo lidhje me terrorizmin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark