FBI ka identifikuar Thomas Matthew Crooks si personin e armatosur të përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
Siç raporton CNN duke iu referuar një deklarate të FBI, i dyshuari është i moshës 20-vjeçare, përcjell Gazeta Insajderi.
“FBI-ja ka identifikuar Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani, si subjekt i përfshirë në atentatin e ish-presidentit Donald Trump më 13 korrik, në Butler, Pensilvani. Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim, dhe kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë me hetimin inkurajohet të dërgojë foto ose video në internet”, thuhet në njoftim.
I njëjti është neutralizuar mbrëmë, pas sulmit në drejtim të ish-presidentit Trump, ku me fatalitet ka përfunduar edhe një person që ishte audiencë e tubimit politik në Pensilvani. /Insajderi.org/