Identifikohet shoferi i Teslas që shpërtheu para hotelit të Trumpit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Identifikohet shoferi i Teslas që shpërtheu para hotelit të Trumpit

    Insajderi
    03 January 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarët policorë identifikuan personin e gjetur të vdekur brenda Cybertruck që shpërtheu jashtë hotelit Trump International në Las Vegas si një ushtar i ushtrisë amerikane nga Kolorado, ndërsa FBI tha se nuk ishte ende e qartë nëse shpërthimi ishte një akt terrorist.

    FBI-ja tha se deri më tani nuk kishte gjetur asnjë lidhje përfundimtare midis sulmit me kamion në Neë Orleans të Vitit të Ri që vrau 15 njerëz dhe shpërthimit të Cybertruck në Las Vegas më vonë në të njëjtën ditë, i cili la shtatë persona me lëndime të lehta.

    Shoferi i Cybertruck u identifikua si Matthew Livelsberger, 37 vjeç, një ushtar i ushtrisë në detyrë nga Kolorado Springs dhe policia tha se ai veproi i vetëm.

    Livelsberger vrau veten me armë zjarri, tha policia në një postim në X nga Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegasit. Livelsberger ishte brenda automjetit kur shpërtheu, shkruan Reuters.

    Ndërkaq të mërkurën pasdite, drejtori ekzekutiv i Tesla-s Elon Musk, deklaroi në rrjetin X se “e kemi konfirmuar tani se shpërthimi u shkaktua nga një sasi e madhe fishekzjarrësh dhe/ose një bombë e mbajtur në shtratin e kamionetës së marrë me qira dhe nuk ka lidhje me vetë makinën. E gjithë telemetria e automjetit ishte pozitive në momentin e shpërthimit”, shkroi ai.

    Zyrtarët e zbatimit të ligjit nuk e kanë përjashtuar terrorizmin si një motiv të mundshëm, tha një person i njohur me këtë çështje, i cili foli me kusht që të mos identifikohej meqë nuk ka autorizim diskutojë publikisht hollësitë e hetimeve

    Ndërkaq për sulmin sulmuesi është identifikuar si Shamsud-Din Jabbar, një veteran i ushtrisë dhe shtetas amerikan nga Teksasi, është identifikuar nga FBI-ja, si i dyshuari në sulmin e së mërkurës në New Orleans.

    42-vjeçari kishte punuar në role të ndryshme në ushtrinë amerikane, duke përfshirë burimet njerëzore dhe IT, përpara se të lirohej.

    Ai u vendos në Afganistan nga shkurti 2009 deri në janar 2010. Ai studioi në Universitetin Shtetëror të Gjeorgjisë nga viti 2015 deri në vitin 2017, duke u diplomuar për sistemet e informacionit kompjuterik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark