Identifikohet si sulmuesi i dytë i aeroportit në Bruksel - Najim Laachraoui - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Identifikohet si sulmuesi i dytë i aeroportit në Bruksel – Najim Laachraoui

    Insajderi
    25 March 2016 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët federalë të Belgjikës, përmes një deklarate për medie të lëshuar sot, thanë se Laachraoui, 24 vjeçar, është identifikuar përmes ADN-së, që është gjetur në vendin e ngjarjes. Më herët ai kishte përdorur një emër të rremë, Soufiane Kayal.

    Sulmuesi tjetër i aeroportit më herët është identifikuar si Ibrahim El Bakraoui.

    Ndërsa, Laachraoui raportohet se ishte një student i mirë në shkollën katolike të Brukselit, përpara se të shkonte në Siri, në vitin 2013.

    Ai gjithashtu ka lidhje me sulmet terroriste të nëntorit në Paris, ku mbetën të vrarë më 130 persona.

    Ndërkohë, policia e Brukselit ka arrestuar sot tre njerëz, lidhur me sulmet e së martës në Bruksel, e po ashtu edhe të një sulmi të mundshëm terrorist, që është penguar të enjten.

    Televisioni shtetëror belg tha se njëri nga personat e arrestuar po bartte me vete një çantë me eksploziv.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark