Është identifikuar sulmuesi i Nicës, i cili la të vrarë më shumë se 80 persona një natë më parë. Gazeta “Nice-Matin” sulmuesin e ka emëruar si Mohamed Lahouaie Bouhlel të lindur në Tunizi, i cili punonte si distributor dhe që jetonte në Nicë.
Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, por pretendohet se ishte në proces të divorcit nga gruaja e tij, transmeton Insajderi.
Dokumetet e tij personale u gjetën në kamionin me të cilin shtypi turmën e njerëzve ndërsa ishin duke festuar Ditën e Bastijës. Më tej thuhet se identiteti i tij u verifikua në bazë të shenjave të gishtërinjve. /Insajderi.com