×
  • Lajme
  • Lajme

    IHMK paralajmëron për mot të paqëndrueshëm gjatë dy ditëve të ardhshme: Mundësi për shembje dheu në disa zona

    Insajderi
    27 June 2024 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot jo stabil edhe gjatë dy ditëve në vijim.

    Sipas IHMK-së në disa vende mund të ketë shembe të dheut dhe të drunjëve.

    Ky institut thotë se për shkak motit pritet të ketë reshje shiu vende-vende me intensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj.

    “Të nderuar, situata e përgjithshme Hidrometeorologjike ditëve të fundit është jo stabile, si pasojë e reshjeve të shiut të përcjellura me stuhi lokale me breshër dhe erëra të forta, duke shkaktuar edhe vërshime të shpejta sidomos të disa rrjedhave ujore me karakter malorë (rrëket, prrocakt etj)”, thuhet në njoftim.

    Sipas IHMK, situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile.

    “Ngase edhe sot dhe gjatë dy ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu vende-vende me ingensitet më të lartë, të cilat mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjëve, shkarkime rrufesh etj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark