
Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1900 euro për blerje të luleve. Sipas tenderit, me këto para më së shumti do të blihen kajranfila dhe buqeta lulesh.
Për blerjen e këtyre luleve do të shpenzohen 1900 euro të buxhetit të shtetit.
“Furnizimi me lule për Ministrinë e Drejtësisë. Data e përgatitjes së njoftimit: 14.02.2025. Numri i tenderëve te pranuar: 2. Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Orchide Flower. Vlera e përgjithshme e kontratës 1,900.00 euro”.
Në tenderin e dhënë është treguar se do të blihen disa lloje të luleve, por më së shumti do të ketë kajranfila, fiks 200 copë.
“Buqeta lulesh të freskëta e mesme copë 40. Buqeta lulesh të freskëta e madhe copë 30. Ikibane komplet i vogël copë 10. Ikibane komplet i mesëm copë 10. Kurora lulesh për përkujtime të mesme copë 3. Kajranfila copë 200”.