IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga Lija e Majmunëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHP del me rekomandime për mbrojtje nga Lija e Majmunëve

    Insajderi
    28 December 2024 - 15:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me rekomandime për atë se si të parandalohet infektimi me virusin e quajtur “MPOX” apo i njohur edhe si “lija e majmunëve.

    IKSHP thotë se mbrojtja fillon nga vetja, duke mbajtur higjienën personale dhe mjedisin e jetesës të pastër dhe përmes zbatimit të rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

    “Ta parandalojmë MPOX me hapa të thjeshtë, duke filluar nga higjiena personale dhe mjedisore, zbatimi i masave të kontrollit dhe ndjekja e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore”, thuhet në postim.

    Në informacionet që ka publikuar IKSHP ky infeksion bartet përmes kontaktit direkt dhe përmes lëkurës dhe se më të rrezikuar janë meshkujt që kryejnë marrëdhenie seksuale me meshkuj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark