IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK-ja ka disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det

    Insajderi
    29 June 2025 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka ndarë disa këshilla për pushuesit që shkojnë në det.

    IKShPK thotë se pushimet ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, dhe  pavarësisht nga mosha apo aftësitë fizike, çdo pushues duhet të ketë mundësinë të shijojë kohën e tij pa shqetësime për rreziqet e mundshme.

    Pushimet në det janë një mundësi e mirë për t’u relaksuar, thuhet në njoftimin e IKShPK-së, dhe për të kaluar kohë të mirë me familjen dhe miqtë, por, që ato të jenë sa më të rehatshme dhe të sigurta për të gjithë, ndiqni këshillat si në vijim:

    • Përdorni krem mbrojtës nga dielli!- Mbrojeni lëkurën tuaj nga rrezet e dëmshme të diellit;
    • Pini sa më shumë ujë!- Qëndroni të hidratuar gjatë gjithë ditës;
    • Mbani syze dielli! – Mbroni sytë tuaj nga rrezet ultra violet;
    • Shmangni notin vetëm! – Gjithmonë notoni me një mik ose nën mbikëqyrje;
    • Kontrolloni kushtet e detit!- Respektoni sinjalet dhe paralajmërimet e plazhit, dhe
    • Mos harroni kapelën tuaj!- Mbrojeni kokën dhe fytyrën nga dielli.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark