Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka thënë se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).
IKSHPK në një postim në Facebook ka njoftuar për simptomat pas kafshimit të gjarprit dhe ka këshilluar se si duhet të veprohet.
Njoftimi i plotë i IKSHPK’së:
Shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje.
Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).
Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme.
Simptomat
Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit.
Pas një kafshimi helmues gjarpri, zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje.
Simptoma të tjera:
Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë.
Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë.
Nëse është e mundur, ndërmerrni sa më parë disa hapa derisa të ju jepet ndihma e parë mjekësore.