×
  • Lajme
  • Lajme

    IKSHPK me njoftim për ujin nga Badoci, rekomandon përsëri që mos të konsumohet për pije

    Insajderi
    07 October 2024 - 09:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se po vazhdojnë monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.

    Ky njoftim vjen pasi javën e kaluar u shfaqën sërish vlera të larta të manganit.

    IKSHPK thotë se në analiza vërehet ulje e vlerave por se ato janë ende më të larta se vlerat e lejuara.

    “Gjatë analizave të kryera gjatë ditëve të uikendit, vërehen ulje e vlerave të Manganit. Megjithatë, këto vlera ende janë më të larta se sa vlerat e lejuara sipas Udhëzimit Administrativ Ne: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”. Sipas këtij udhëzimi, standardi i paraparë  për vlerat e lejuara të Manganit në ujin e pijes është 0.05 mg/L. Ndërsa, sipas analizave të kryera ditëve të uikendit, vlerat më të larta të regjistruara sillen prej 0.102 – 0.0230 mg/L.”

    Më tutje IKSHPK shton se mbetet në fuqi rekomandimi që uji të mos konsumohet për pije por për higjienë personale dhe ambientale.

    “Ndërkohë, mbetet në fuqi rekomandimi që uji që vjën nga ky liqen të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.”

    “Ju rikujtomë se Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, por në vlera të shtuara në ujin e pijshëm,  sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeçe nëse përdoret për një kohë më të gjatë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark