×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK: Nga ky muaj ofrojmë testimin për tuberkuloz te fëmijët

    Insajderi
    10 October 2024 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga ky muaj, Departamenti i Mikrobiologjisë, Laboratori Referent Nacional për Tuberkuloz në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka filluar të ofrojë testimin për tuberkuloz te fëmijët duke përdorur metodën GeneXpert MTB/RIF, duke përfshirë gjithashtu mostrën e jashtëqitjes.

    Sipas IKShPK-së, kjo metodë e re mundëson diagnozën më të saktë, më të shpejtë dhe më të lehtë për t’u realizuar te fëmijët.

    “Për fëmijët, ekspektorimi i vështirë është një sfidë e zakonshme, sidomos kur dyshohet për tuberkuloz, prandaj përdorimi i fecesit si një mostër alternative për diagnozën e TB pulmonare pediatrike është një opsion i rëndësishëm”.

    Përparësitë kryesore të kësaj qasjeje përfshijnë:

    Senzitivitet dhe specifitet i lartë: GeneXpert MTB/RIF ofron ndjeshmëri të lartë në zbulimin e tuberkulozit, veçanërisht në rastet pediatrike ku metodat konvencionale mund të jenë më pak efektive;

    Rezultate të shpejta: Testi jep rezultate të shpejta, që është thelbësor për diagnostikimin dhe trajtimin në kohë;

    Zbulimi i rezistencës ndaj Rifampicinës: Ai gjithashtu zbulon rezistencën ndaj rifampicinës, një faktor i rëndësishëm në menaxhimin e tuberkulozit rezistent ndaj shumë barnave;

    Implementimi i kësaj metode do të kontribuojë në një diagnozë më të saktë dhe më të shpejtë, duke ndihmuar në diagnostifikimin e hershëm të tuberkulozit te fëmijët.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark