×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK përsërit njoftimin – këto kategori lirohen nga puna

    Insajderi
    15 July 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si shkak i temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga data 13 deri me 20 korrik t’i lirojë disa kategori nga puna, ose të funksionojnë me orar të shkurtuar, shkruan Insajderi.

    “Me datë 12 korrik 2024, Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë vendimin që duke filluar nga data 13-20 korrik 2024, për shkak të temperaturave të larta, të lirohen nga puna gratë shtatzëna, ose të punojnë nga shtëpia, derisa qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë”, thuhet në njoftim.

    Detaje janë dhënë edhe për punëtoret e ndërtimtarisë, duke treguar nga ora sa është e ndaluar të punohet.

    “Vendimi, gjithashtu, ndalon punën në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00-17:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

    IKSHPK madje pa publikuar edhe listën e sëmundjeve kronike për të kuptuar më saktë se për cilat kategori bëhet fjalë.

    “Me qëllim që institucionet dhe subjektet e ndryshme ta kenë më të lehtë zbatimin e vendimit për kategorinë e qytetarëve me sëmundje kronike, bashkëlidhur një listë e sëmundjeve kronike, të cilat mund të konsiderohen me rastin e zbatimit të vendimi”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark