
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (ISHKPK) u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë, sidomos gjatë muajve të verës kur rreziku nga gjarpërinjtë rritet.
Postimi i plotë:
MBROHUNI NGA KAFSHIMET E GJARPËRINJVE!
Qëndroni të sigurtë gjatë kohës sa shijoni natyrën!
KU NDODHEN GJARPËRINJTË?
• Në vende të thata dhe shkëmbore
• Në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
• Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore
KUR JANË AKTIVË?
• Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
• Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
• Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëhere gjarpëri sulmon njeriun!
SI TË MBROHEMI:
VISHUNI SI DUHET
• Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
• Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin
ECNI ME KUJDES
• Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
• Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen
NË MBRËMJE
• Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë
KUJDES:
Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
Mos ecni zbathur në natyrë
NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:
1. Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
2. Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
3. Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore
KUJDES:
Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit
Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërit më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim!