Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po e vazhdon monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badocit.
Sipas tyre, uji i këtij liqeni ende nuk mund të përdoret për pije.
“Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit)”, thotë IKShPK-ja.
“Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnzimit nga Liqeni i Badoccit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftim.