IKShPK: Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotësoi standardet, priten rezultatet tjera - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK: Uji i pishinës së Gërmisë nuk i plotësoi standardet, priten rezultatet tjera

    Insajderi
    24 July 2025 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të monitorimit të rregullt të cilësisë së ujit në pishinën publike të Gërmisë në Prishtinë, ka konstatuar devijime nga standardet mikrobiologjike pas analizave laboratorike të kryera më 19 korrik 2025.

    Sipas njoftimit zyrtar nga IKSHPK, mostrat e marra nga ekspertët e Ekologjisë Humane u analizuan dhe rezultatet e datës 22 korrik treguan se parametrat mikrobiologjikë të ujit nuk përmbushin standardet e kërkuara për sigurinë e pishinës.

    Menjëherë pas publikimit të këtyre rezultateve, Inspektorati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë ka kryer një vizitë inspektuese në vendngjarje, po atë ditë.

    Për të konfirmuar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, më 23 korrik janë marrë mostra të reja, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të publikohen të premten, më 25 korrik 2025.

    IKSHPK ka njoftuar se sapo të jenë të gatshme të dhënat e reja, qytetarët do të informohen përmes kanaleve zyrtare të institutit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark