×
  • Lajme
  • Lajme

    IKShPK ushtrohet për gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik

    Insajderi
    29 September 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera, mbështetur nga Zyra e OBSh-së, ka mbajtur ushtrimin lidhur me gatishmërinë në emergjenca të shëndetit publik.

    Në njoftimin e lëshuar nga IKShPK-së, thuhet se qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë testimi i planit të veprimit për parandalimin, gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen për pandemitë me patogenë respiratorë (2024-2026), i cili është hartuar në dhjetor 2023 dhe është aprovuar nga MSh-ja në korrik 2024.

    Më tutje, në njoftim thuhet se ky plan është hartuar mbi bazën e mësimeve të nxjerra nga pandemia COVID-19 dhe vlerësimeve të bëra si: Rishikimi i brendshëm e veprimit për COVID-19 (IAR) dhe vlerësimit të jashtëm të përbashkët (JEE).

    “Qëllimi i ushtrimit SimEX (në tavolinë) ishte që të bëhet testimi dhe vlerësimi i mekanizmave të koordinimit dhe komunikimit multisektorial në kuadër të planit të gatishmërisë; Përforcimi dhe qartësimi i roleve dhe përgjegjësive ndërmjet subjekteve të shumta dhe palëve të interesit brenda planit; Identifikimi i mundësive për përmirësime në mekanizmat e reagimit ndaj patogjenëve respiratorë; Vlerësimi i kapaciteteve të komunikimit të rrezikut dhe angazhimit të komunitetit RCCE (përfshirë menaxhimin e informacionit) të planit dhe; Vlerësimi i nxitësve për përshkallëzimin dhe de-përshkallëzimin gjatë fazave operacionale të planit”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark