Iku nga Gjykata e Korçës, merr fund arratia e të riut i fshehur në ferra e shkurre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Iku nga Gjykata e Korçës, merr fund arratia e të riut i fshehur në ferra e shkurre

    Insajderi
    08 May 2022 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka zgjatur shumë pak arratia e Kristjan Medollit të riut të arratisur nga Gjykata e Korçës pasi u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Abc mëson se ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.

    21 vjeçari me pranga në duar ka dalë me vrap nga garazhi i gjykatës. Ndërsa SHÇBA ka nisur hetimet për efektivët që e shoqëronin. I riu nga fshati Qatrom i Korçës u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për grabitjen e një biçiklete dhe një motor frigoriferi. Kristjan Medolli, sapo mësoi se do qëndronte në burg u arratis nga Gjykata e Korçës, por u arrestua shumë shpejt.

    Lexo edhe: U la në burg vjedhje, 21 vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës, policia “blindon” zonën
    Njoftimi i policisë Korçë

    Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale.

    /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark