Ilir Daja e përshëndet Llapin dhe Dritën, pasi u shpall kampion – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Ilir Daja e përshëndet Llapin dhe Dritën, pasi u shpall kampion

    Insajderi
    18 May 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë përfunduar ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

    Kryendeshja e javës mes Llapit dhe Ballkanit që ishte vendimtare për titullin kampion, i takoi suharekasve të cilët fituan me rezultat 0-1.

    Karrica ishte ai që i dha pikët e arta skuadrës së Ilir Dajës me golin e realizuar në minutën e 74’të.

    Pas ndeshjes për media foli trajneri i Ballkanit, Ilir Daja

    “Ishte një seri e fitoreve, me numra që flasin për ne. Jemi ekipi që kemi pasur ngarkesë. Merita u shkon futbollistëve, jemi me më shumti gola në kampionat me mbrojtjen më të mirë dhe golaverazhin më të mirë. I urojmë titullin gjithë qytetarëve të Suharekës dhe tifozëve tanë fantastikë “Xhebrailat”. Në rrafshin personal fitoren ia dedikoj nënës dhe babait që më kanë mbështetur dhe më kanë futur në botën e bukur të futbollit. E përshëndes Llapin dhe Dritën që e bënë të bukur këtë kampionat me rivalitetin që kemi pasur deri në fund“, tha Ilir Daja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark