FC Ballkani dhe Ilir Daja kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vite.
Pavarësisht krizës së rezultateve dhe spekulimeve për një largim të mundshëm, klubi nga Theranda ka zyrtarizuar sot arritjen e marrëveshjes së re me trajnerin shqiptar.
Kampioni në fuqi zyrtarizoi se ka Daja ka zgjatur kontratën deri në verën e vitit 2026.
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:
“Ne ia kemi besuar dirigjencën e “simfonisë” tonë.
Ai me “orkestren”e tij, kompozoi perla të pavdekshme, të cilat tashmë janë gdhendur në partiturat e historisë.
Ne i kemi besuar të na prijë betejave.
Ai me “kalorësit” e tij, ngriti fronin e lavdisë!
Andaj ai padyshim që mbetet njëri prej nesh
Zonja dhe zotrinjë, tifozë të kampionit të Kosovës, me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se me maestron e fushës së blertë, me profesorin e nderuar, Ilir Daja, kemi vazhduar deri në vitin 2026.
Bashkë kemi nisur t’u shkruajmë faqet e historisë së futbollit tonë, bashkë do t’i vazhdojmë!
Na priftë e mbara!”