Kështu tha ai kur iu kërkua të komentojë pamjet në të cilat shfaqet Albin Kurti duke u prirë disa të rinjve që hedhin koktej molotovi në drejtim të Kuvendit të Kosovës.
Deda ka thënë se Kosova “ka nevojë për një qasje të re politike të cilën mund ta bëjnë vetëm gjenerata e re në politikë me sjelljen e një fryme të re”.
Ish-këshilltari i presidentes Atifete Jahjaga, ka treguar edhe më parë se është ndarë në mënyrë miqësore me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk ishin përshtatur në ideologji me partinë e udhëhequr nga Visar Ymeri.
Madje, Deda ishte i vetmi deputet i VV-së që gjatë periudhës kur opozita insistonte në bllokimin e Kuvendit të Kosovës, ai kërkonte debat në parlament sepse këtë e shihte si zgjidhje për dalje nga kriza. /Insajderi.com