Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Trimufin, të martën do të jetë varrimi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Ferati njofton se sot presin vizita ngushëllimi për Trimufin, të martën do të jetë varrimi

    Insajderi
    25 March 2024 - 08:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar për vdekjen e vëllait të tij, Triumfit.

    Ferati me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se sot (e hënë) do të presin vizita ngushëllimi, teksa me datën 26 mars (e martë), do të bëhet varrimi i Triumfit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë ,Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

    Rastin për vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar të dielën Policia e Kosovës.

    “Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, njoftoi Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark