Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është arrestuar ditën e sotme pas një urdhri të dhënë nga SPAK.
Ish-presidenti akuzohet për tre raste korrupsioni dhe mosdeklarim të pasurisë. Meta ka deklaruar se ai nuk është marrë asnjëherë me çështje pronash apo financash, çështje me të cilat është marrë, sipas tij, bashkëshortja Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka po ashtu një hetim pasuror nga SPAK-u
Në disa pamje të publikuara nga media Zeri, djali i Metës ka shkuar ta vizitojë babain e tij në burg.
Sipas pamjeve ai shihet me një qese në dorë. Sipas tyre në qese ka ujë dhe ushqime.
@zeri.official U arrestua/ Meta në paraburgim, në qeli i shkon djali, kapet me një qese…brenda ka ujë&ushqime! #zeri #tirane #ilirmeta #arrestohetilirmeta #zerimedia #zerivideo #spak ♬ Épico – Leonardo Travensoli