Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka publikuar një video nga Prevalla, ku po qëndron, siç tha, për arsye shëndetësore.
“Prej ditësh po digjet pylli më i bukur”, tha ai në videon e publikuar në Facebook.
“Masive të tëra me pisha 50 vjeçare, 100 vjeçare janë duke u djegur”.
Meta kërkoi reagim të shpejtë para se “zjarri t’u afrohet banesave”.
“Trishtim i madh këtu në Prevallë, ku prej ditësh po digjet pylli më i bukur dhe më kurativ, për të gjithë ata që kanë probleme me shëndetin dhe vijnë këtu sidomos për arsye shëndetësore! Kërkohet një reagim i shpejtë dhe jo kur zjarri t’u afrohet banesave!”, shkroi Meta.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi tha sot se Policia po u vihet në ndihmë zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente në përpjekjen për shuarjen e zjarrit.