Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta së fundmi është përpjekur t’i shpërfaqë aftësitë e tij sportive e akrobatike në videot që po i publikon vazhdimisht.
Përveç ngjitjeve në mal, së fundmi Meta erdhi në versionin “futbollist”.
I ftuar në Klan mbrëmë, kryetari i Partisë së Lirisë u shfaq duke bërë zhonglime me top. Por nuk shkoi si duhet pasi papritur ai u rrëzua në mes të studios.