Ilir Mirena tallet me Prindon Sadriun: Po i untë ishe kanë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ilir Mirena tallet me Prindon Sadriun: Po i untë ishe kanë

    Insajderi
    06 December 2021 - 19:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti, Ilir Mirena është tallur me bashkëshortin e presidentes, Prindon Sadriun pasi ky i fundit ka kërkuar rimbursim në vlerë prej 396 euro për trajtimin nga Covid-19 nga shteti i Kosovës.

    Mirena përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar mes tjerash “O Prindon, po i untë ishe kanë”.

    Shkrimi i plotë:

    Prindon Sadriu ka kërkuar nga shteti i Kosovës kompensimin e afro 400 euro (396 euro e 80 cent) për trajtimin që kishte bërë pas prekjes nga Covid-19.

    Përveç kësaj, Zotëriu i Parë në kërkesën e tij dërguar shteti të Kosovës kishte njoftuar asokohe Sekretarin e Përgjithshëm edhe për mungesën e një fature në vlerë prej 40 eurosh, të cilën i thoshte se nuk po mund ta gjente, porse ia kishte bashkuar kuponin fiskal.

    “…Ju njoftoj gjithashtu se nuk kam mundur të gjej faturën në shumën Euro 40.00, por kam bashkangjitur vetëm kuponin fiskal të cilin si duket e kam ruajtur gabimisht në vend të faturës. Nëse kuponi fiskal nuk mjafton, atëherë me konsideratë kërkoj që ajo faturë të zbritet nga totali”, thuhet në kërkesën e Sadriut.

    Por, sipas Sadriu ai ka kursyer buxhetin e shtetit, pasi thotë se përveç rreth 400 eurove ai ka shpenzuar edhe 800 euro tjera për analiza she incizime tjera, shkruan Insajderi.

    “Gjithashtu, vetëm sa për informim ju njoftoj se në këtë kërkesë nuk kam kërkuar rimbursim të mjeteve për rreth katër palë analiza të përgjithshme laboratorike të bëra në laboratore privat në koston e përafërt rreth Euro 350.00 dhe dy incizime të mushkreive në CT gjithashtu në laboratore privat me kosto të përafërt rreth Euro 450.00”, thotë në fund të kërkesës së tij, Prindon Sadriu.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark