Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi e paralajmëron Sokol Halilin: Tërheqi brenda 4 orëve deklaratat shpifëse

    Insajderi
    24 September 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamblenë Komunale të Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Sokol Halili.

    Seferi ka mohuar pretendimet e Halilit, sipas të cilit ai është “njeri i Sami Lushtakut”, se po ndërton një “shtëpi shumëkateshe” në Skenderaj, ka “marrë klubin e futbollit” apo i ka “blerë një makinë birit të Sami Lushtakut, Mërgim Lushtakut”.

    “Janë shpifje të pastra, të pavërteta dhe me qëllim denigrues. Nuk kam asnjë lidhje të tillë, nuk kam ndërmarrë asnjë nga këto veprime dhe asnjë provë nuk ekziston për këto trillime. Për më tepër, z. Sokol Halilin nuk e kam takuar dhe nuk e kam njohur asnjëherë”, ka deklaruar Seferi.

    Ai e ka cilësuar këtë nivel akuzash si të papranueshëm për një kandidat për kryetar komune, duke thënë se në vend të etikës politike, Halili po përdor gënjeshtra për përfitime elektorale.

    Seferi i ka bërë thirrje publike Halilit që brenda 4 orëve të tërheqë deklaratat dhe të kërkojë falje publike për dëmin e shkaktuar. Në të kundërtën, ai ka paralajmëruar ndjekje ligjore për shpifje.

    “Unë nuk mund ta ul nivelin tim dhe të Lëvizjes Vetëvendosje duke u marrë me shpifje, por do të mbroj gjithmonë me vendosmëri emrin, integritetin dhe të vërtetën. Për çdo pretendim ndaj meje, kërkoj publikisht: sillni letrat, dokumentet dhe faktet. Në mungesë të tyre, gjithçka tjetër është shpifje”,tha kandidati i Vetëvendosjes për asamble.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark