
Ilir Seferi që kandidon me numrin 25 në listën e LVV-së në Skenderaj, tha se banorët e Llaushes kanë qenë gjithmonë aty ku është kërkuar – intelektualë, mjeshtër, punëtorë të palodhur dhe trima.
Seferi tha se përmes këtij fshati rrjedh lumi i jetës, që bashkon tokën, punën dhe shpirtin e njerëzve tanë.
Ai ka premtuar Llaushën do ta bëjë në një oazë të lulëzimit ekonomik dhe turizmit.
“Ky vend meriton shumë më tepër sesa thjesht të ekzistojë. Banorët e Llaushes kanë qenë gjithmonë aty ku është kërkuar – intelektualë, mjeshtër, punëtorë të palodhur dhe trima Përmes këtij fshati rrjedh lumi i jetës, që bashkon tokën, punën dhe shpirtin e njerëzve tanë. Sot është koha t’i lidhim të gjitha këto komponentë: dijeninë, mjeshtërinë, mundin dhe natyrën. Ta kthejmë Llaushën në një oazë të lulëzimit ekonomik dhe turizmit, ku rinia ka perspektivë dhe ku tradita bëhet forcë për të ardhmen”, shkroi ai.