Ilir Seferi prezanton planet për Syriganën, Aqarevën dhe Runikun: Voto për zhvillim kulturor, jetë dhe kujtesë më 19 tetor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi prezanton planet për Syriganën, Aqarevën dhe Runikun: Voto për zhvillim kulturor, jetë dhe kujtesë më 19 tetor

    Insajderi
    09 October 2025 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asamble në Komunën e Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi (nr. 25), ka prezantuar projekte që përfshijnë fshatrat: Syrigana, Aqareva dhe Runik.

    Seferi me një video nga Syrigana tha se nuk është thjeshtë një fshat – është një oazë natyrore, ku rrjedh uji i pastër, ku toka është pjellore.

    “Syrigana meriton të dalë nga hija dhe të kthehet në pikë reference të zhvillimit rural dhe turizmit lokal”, tha Seferi.

    Ai dha disa premtime për këtë fshat:

    ✅ Infrastrukture moderne turistike

    ✅ Ujë të pijshëm kurativ dhe kanalizim

    ✅ Ndriçim publik dhe shteg për çiklizëm

    ✅ Agroturizëm dhe bujtina familjare

    ✅ Mbështetje për bujqit dhe fermerët e zonës

    Më pas Seferi ka qëndruar edhe Aqarevë, vend të cilin e përshkroi si fshat pitoresk.

    “Aqareva e Rexhep e Sylë Selimit – zemra e atdhedashurisë 🇦🇱 Në këtë fshat pitoresk, jeta është rritur me dashuri dhe Kënge për flamurin, me respekt për Shqipërinë dhe me përkushtim për Atdheun. Këtu, çdo gur dhe çdo rrugicë mbart historinë e një populli që nuk u përkul kurrë Rexhep, miku im, ti e nise luftën bashkë me Adem Jasharin, e përmbylle me Wesley Clark, dhe do ta zhvillosh Kosovën me Albin Kurtin dhe me Lëvizjen Vetëvendosje në krye të shtetit,edhe ne krye te Skenderajit, ashtu siç e meriton ky vend i sakrificës e krenarisë. Skenderaj të pret ty dhe Shoket e tu! të presim bashkë me çlirimtarët, me shokët e tu, me ata që nuk e harruan asnjëherë idealin e lirisë Koha është për zhvillim, dinjitet dhe bashkim. Ta bejmë edhe Aqareven me Asfalt”, tha ai.

    Në anën tjetër për fshatin Runik, Ilir Seferi tha se do ta kthejnë në vatër të kulturës.

    “Runik – aty ku kultura ka rrënjë të thella, dhe ne do ta rikthejmë jetën e saj. Në këtë shtëpi dikur janë lexuar libra, janë dhënë shfaqje, janë organizuar debate e recitime. Ishte Shtëpia e Kulturës në Runik, zemra e jetës kulturore, e cila bashkonte të rinj, arsimtarë e artistë të gjithë komunës. Në çdo qoshe ndjehej fryma e dijes dhe e bashkësisë. Por, si shumë simbole të kulturës sonë, ajo mbeti në harresë. Dritaret e saj u mbyllën, dhe bashkë me to u shua një pjesë e shpirtit të Runikut. Ne do ta rikthejmë këtë vatër të kulturës”, theksoi Seferi.

    Ai prezantoi planet konkrete për këtë fshat:

    Restaurimi Shtëpisë e Kulturës në Runik dhe shndërrimi në një qendër moderne për libra, arte, teatër dhe aktivitete rinore.

    Biblioteka e re do të hapë dyert për çdo nxënës, artist e qytetar që beson se kultura është oksigjen për shoqërinë.

    Runik nuk është thjesht një fshat – është një nga vendbanimet më të vjetra në Kosovë, një simbol i historisë sonë që meriton jetë të re.

    🗳️ Më 19 tetor, voto për zhvillim kulturor, për jetë, për kujtesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark