Ilir Seferi: Prindërit janë rrënjët tona, nuk i dërgojmë në shtëpi të pleqve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi: Prindërit janë rrënjët tona, nuk i dërgojmë në shtëpi të pleqve

    Insajderi
    29 September 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Vetëvendosjes për asamblist në Skenderaj, Ilir Seferi, ka shpërndarë një mesazh sensibilizues në rrjetet sociale lidhur me kujdesin ndaj prindërve.

    Në postimin e tij, Seferi thekson se mentaliteti shqiptar nuk e lejon që prindërit të mbeten vetëm dhe të dërgohen në shtëpi të pleqve.

    “Prindërit nuk i çojmë në shtëpi të pleqve!

    Sepse prindërit janë rrënjët tona, bekimi ynë dhe drita e familjes.

    Mentaliteti ynë shqiptar nuk e lejon që ata të mbeten vetëm.

    Ne kujdesemi për ta në shtëpitë e tyre, aty ku ndihen më të dashur, më të respektuar dhe më afër zemrave tona”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/share/r/1MbcpVMQgN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark