Ilir Seferi: Si në bujqësi, edhe në politikë duhet rotacion, është koha për ndryshim në Skenderaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Ilir Seferi: Si në bujqësi, edhe në politikë duhet rotacion, është koha për ndryshim në Skenderaj

    Insajderi
    02 October 2025 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për asamble në Skenderaj nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Seferi, ka bërë një krahasim mes bujqësisë dhe politikës, duke theksuar rëndësinë e ndryshimit pas shumë viteve të njëjtës qeverisje.

    Seferi tha se njësoj si toka që lodhet kur kultivohet çdo vit me të njëjtën kulturë, edhe një vend ngec kur udhëhiqet vazhdimisht nga të njëjtët njerëz.

    🌱 “Toka, nëse shfrytëzohet njëtrajtshëm çdo vit, humb pjellorinë dhe bëhet më e ndjeshme ndaj sëmundjeve e dëmtuesve. Rotacioni i kulturave është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë asaj pushim dhe forcë – çdo kulturë përdor lëndë ushqyese të ndryshme dhe e pasuron tokën për të ardhmen,” – theksoi ai.

    Duke e lidhur këtë me qeverisjen lokale, Seferi shtoi:

    “Edhe në politikë ndodh njësoj. Ju kurrë nuk e keni ndryshuar votimin, dhe kjo është arsyeja pse Skenderaji sot përballet me mungesë uji, kanalizimi, trajtimi të mbetjeve, mungesë investimesh, fabrikash, biblioteke funksionale, teatri e rrugësh lokale cilësore. Lista është e gjatë, por edhe ju e dini këtë shumë mirë.”

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që këtë herë të mendojnë për të ardhmen dhe të votojnë për ndryshimin e shumëpritur:

    ✅ “Voto për një Skenderaj që mendon për të ardhmen.”
    ✅ Lista 105 – Nr. 25

    Seferi përfundoi duke theksuar se ndryshimi është i domosdoshëm për t’i dhënë qytetit zhvillimin që meriton – njësoj siç toka ka nevojë për pushim dhe rigjallërim për të qenë pjellore për brezat që vijnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark