Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA? - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

    Insajderi
    27 February 2025 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ngjarja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dyshohet se ka tentuar të kapërcejë murin në përpjekje për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

    Ndërkohë që produksioni i ka fikur mikrofonët banorëve në momentin kur ata po diskutonin për këtë çështje, jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet e as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë që ka shkaktuar polemika.

    Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

    Foto: Ilir Shaqiri/InstaStory

    Ky postim është pritur me shumë kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar ironinë e Shaqirit si të tepërt dhe të rëndë. Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm dhe fyese.

    Ngjarja vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, teksa shumë prej fansave presin një reagim nga vetë Gjesti ose produksioni i BBVA lidhur me atë që ndodhi realisht gjatë asaj nate.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark