Ilkay Gungodan po shihet si "pasardhësi i Xhakës" në këtë ekipë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ilkay Gungodan po shihet si “pasardhësi i Xhakës” në këtë ekipë

    Insajderi
    24 August 2025 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bayer Leverkusen ka shprehur interesim për mesfushorin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, raporton gazetari i njohur i afatit kalimtar, Nicolo Schira.

    Ky transferim i mundshëm do të ishte një lëvizje e madhe për ish kampionët e Bundesligës, të cilët po synojnë të përforcojnë repartin e mesfushës me një lojtar me përvojë dhe aftësi të larta teknike.

    Përveç cilësive në fushë, Gundogan do të sillte edhe lidership e kreativitet të konsiderueshëm në skuadrën e Erik ten Hag.

    Largimi i tij nga Manchester City, vetëm një vit pas rikthimit në klub, shihet si befasi.

    Sipas raportimeve, Bayer Leverkusen tashmë ka kërkuar informacion për 34-vjeçarin gjerman, i cili nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola dhe pritet të largohet nga “Citizens” së shpejti. Ai shihet si pasardhës i Granit Xhakës që shkoi te Sunderland këtë afat kalimtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark